Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA.- FERONIKELI '74

Nikli fiton në Prizren, 16 humbje për Lirinë në Superligë

Nikli fiton në Prizren, 16 humbje për Lirinë në Superligë


10 March, 2024 @14:53

Fitore e madhe e Niklit të Shefki Kuqit në udhëtim te Liria sot.

Skuadra nga Drenasi takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Robert Rrahmani 47’, Ibrahim Cërvadiku), për t’i shtuar gjithnjë e më tepër gjasat për shpëtim.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, pjesë në të cilën protagonist ishte Stivi Frashëri, i cili priti një penallti të mysafirëve. Për portierin nga Shqipëria kjo është penalltia e tretë e mbrojtur me fanellën e Lirisë.

TABELA AKTUALE

E fitorja mysafire erdhi në pjesën e dytë.

I pari në listën e golashënuesve u shënua Robert Rrahmani, që shënoi për 0-1 në minutën e 47’, kurse gjërat Lirisë ia komplikoi Diellor Beseni, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67’.

Rreth gjashtë minuta më vonë, Nikli gjeti edhe golin e dytë, Për 0-2 shënoi Ibrahim Cërvadiku dhe kështu shpresat e Lirisë për rezultat pozitiv u shuan pothuajse plotësisht.

Nikli tashmë e sheh veten 4 pikë larg zonës së rrezikshme, kurse Liria sot pësoi humbjen e 16 në Superligë dhe sipas të gjitha gjasave duhet të fillojë të mendojë për sezonin tjetër në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga