Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVARËT SHKËLQEJNË NË DERBIN E MADH RUMUN

Rrahmani e Krasniqi shkëlqejnë, Rapidi demolon lideren

Fotot: Rapid/ fb

Rrahmani e Krasniqi shkëlqejnë, Rapidi demolon lideren


10 March, 2024 @10:42

Rapidi i Bukureshtit ka fituar derbin e madh të kryeqytetit të Rumanisë mbrëmë, ndërsa futbollistët e Kosovës që veshin fanellën e ekipit fitues kanë shkëlqyer.

Rapidi ka nisur ndeshjen me treshen kosovare në sulm, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani, ndërsa pas golit të parë të shënuar nga Paul Iacob në pjesë të parë për 1-0 (33’), Rrahmani e Krasniqi kanë shkëlqyer në pjesë të dytë për fitoren 4-0 [Iacob 33’, Rrahmani 53’, 82’, Krasniqi 74’].

Albion Rrahmani

Hasani ka pasur një rast shumë të mirë, por goditja e tij shkoi afër shtyllës. Rrahmani tregoi se ka hundë për të nuhatur golin me shënimet e tij. Ndërsa goli i Krasniqit në kundërsulm dhe shtyerja e topit në pranim - ishin mjeshtëri në vete. Në golin e fundit, Rrahmani tregoi se mund të shënojë edhe nga distanca dhe të vë në lëvizje edhe krejt ofanzivën e ekipit.

Krasniqi bëri një asistim, Rrahmani një gjithashtu. Albioni aktualisht ka 13 gola të shënuara në Liga Nationala, një më pak se liderët në renditje, Coman, Olaru dhe Otele.

FCSB (Ish-Steaua) mbetet lidere pas XXX xhirosh me 64 pikë, kurse Rapidi ndjekës tash ka 55 pikë. Pas XXX xhirosh TOP-6’shja e elitës rumune luan grupin e lojëve për titull, ku ndeshen gjashtë ekipet që kanë arritur më së larti në tabelë - në luftë për titull!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga