Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI LIDER!

Llapi merr kreun me penallti të përsëritur në fund!

Fotot: KFLlapi/ fb

Llapi merr kreun me penallti të përsëritur në fund!


9 March, 2024 @17:19

Llapi ka shënuar fitore ndaj Gjilanit sot, për të marrë kreun e Superligës së paku deri sa të luajë ndeshjen Ballkani ndaj Malishevës nesër. Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka shënuar fitore 2-1, me golin e vonshëm në ndeshje nga penalltia e përsëritur, ku mysafirët u ankuan mjaft për vendimin e referit kryesor të ndeshjes, Gramos Shala.

Portieri i Gjilanit Aridon Bllaca mbrojti penalltinë e Muhamet Hysenit, por Shala konstatoi se gardiani kishte lëvizur nga vija para se të shutonte golashënuesi më i mirë aktual i Superligës. E në penalltinë e përsëritur, Hyseni nuk ka gabuar dhe i ka sjellë fitoren Gjilanit, duke e shënuar goline tij të 18 kampional. Llapi - Gjilani 2-1 [Ahmed Januzi 45’+1, Muhamet Hyseni 89’pen. - Senad Jarovic 70’pen.]

Muhamet Hyseni

Llapi kishte marrë epërsinë në fund të pjesës së parë kur Ahmed Januzi me përojvë, ka qenë në zonë, ndërsa u ngrit mjaftueshëm për të kthyer topin që vinte nga korneri i Ergyn Ahmetit në çoshte të portës së Bllacës.

TABELA AKTUALE

Gjilani i Gentjan Mezanit nuk u dorëzua, përkundër në pjesë të dytë luftoi dhe siguroi penalltinë. Senad Jarovic vazhdoi me gola, ndërsa realizoi penalltinë për 1-1 (71’). E në fund, ndodhi ajo për të cilën gjilanasit nuk u ndalën së ankuari. U dha penallti për Llapin, ndërsa pas mbrojtjes së Bllacës, u përsërit penalltia, të cilën Hyseni e konkretizoi për fitore.

Llapi mori kreun e Superligës me 50 pikë nga 24 ndeshje, duke regjistruar sot fitoren e 15 kampionale. Është 2 pikë mbi Ballkanin që luan nesër. Gjilani në anën tjetër mbetet i teti në renditje, me 22 pikë dhe në pozitë aktualisht për barazh/playout.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga