GJILANI - LIRIA
Fitorja e parë e Gjilanit në pranverë, Liria përsëri mposhtet
13 March, 2024 @15:07
Vjen fitorja e parë e Gjilanit në pranverë.
Të drejtuar nga Alban Hyseni, pasi Gentian Mezani sot ishte i suspenduar, Gjilani fitoi bindshëm 3-0 (Elvedin Heric 8’, Marko Roganovic 46’, Edi Basha 85’) ndaj Lirisë, për t’ia thelluar kësaj të fundit edhe më shumë krizën.
Boshnjaku Elvedin Heric hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar për 1-0 që në minutën e 8’ dhe më gola të tjerë në pjesën e parë nuk pati.
Gjithçka për Lirinë u komplikua në minutën e 46’, që në start të pjesës së dytë, kur Marko Roganovic i Gjilanit shënoi për 2-0, disavantazh që ishte i pamundshëm të ngushtohet nga Liria në vazhdim të ndeshjes.
Rreth 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, kroati Edi Basha shënoi për përfundimtarin 3-0, duke i dhënë kështu skuadrës së tij një fitore me rezultat bindës.
Kështu, Gjilani i afrohet paksa vendeve që ndodhen jashtë zonës së ftohtë, kurse për Lirinë nuk duket se ka shpëtim këtë sezon.