Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME DOMINIM

Prishtina shënon fitoren më të thellë të stinorit!

Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina shënon fitoren më të thellë të stinorit!


14 March, 2024 @16:54

Prishtina ka dominuar plotësisht Dukagjinin sot në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, ndërsa ekipi bardhekaltër me golat e shpejt ka siguruar fitoren herët, e deri në fund ka thelluar epërsinë për të regjistruar fitoren më të thellë të stinorit, Prishtina - Dukagjini 5-0 [Ardian Limani 1’, Mërgim Pefqeli 5’, 41’pen., Genc Hamiti 58’, 80’].

Emmanuel Egbo u nda i kënaqur pas ndeshjes me ekipin e tij, ndërsa ekipi i Dukagjinit po vërehet se është në krizë të rezultateve, pasi që tashmë është katër ndeshje pa fitore dhe për më tepër që prej largimit të Iljasa Zulfijit, nuk ka shënuar fitore!

Prishtina vs. Dukagjini

Mbrojtësi Limani hapi serinë e golave të Prishtinës sot, ndërsa Pefqeli siguroi fitoren që në pjesë të parë. Në pjesë të dytë Hamiti me golat e tij bëri që të arrihet fitorja e thellë, derisa Egbo kah fundi i dha rast edhe djelmoshave që zakonisht s’fitojnë rastin të shijojnë Superligën.

Fitorja, mban Prishtinën në pozitë të pestë pas 25 xhirosh por tash me 37 pikë, duke u larguar edhe më nga Dukagjini që është i gjashti me 31 pikë.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga