Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA FITON DERBIN NDAJ PRISHTINËS!

Blerim Krasniqi vendos derbin! Drita i kthehet fitores

Blerim Krasniqi vendos derbin! Drita i kthehet fitores


9 March, 2024 @18:32

Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e rëndësishme sot ndaj Prishtinës. Ka qenë qendërsulmuesi i gjilanasve Blerim Krasniqi që ka vendosur ndeshjen, ndërsa shënoi golin e fitores për ekipin e tij në minutën e 61. të ndeshjes, kur u asistua nga Raddy Ovouka.

Drita kishte humbur befasisht nga Fushë Kosova në xhiron e kaluar, ndërsa në derbi iu kthye fitores, për t’ia shkaktuar kryeqytetasve disfatën e katërt sezonale, për përfundimtaren Drita - Prishtina 1-0 [Blerim Krasniqi 61’].

TABELA AKTUALE

Prishtina si në pjesë të parë ashtu edhe në të dytën kishte rast me Hasan Hysenin (21’, 71’), që s’arriti ta kalojë Faton Malokun në portën e vendasve, ndërsa te Drita ka qenë Albert Dabiqaj me dy raste (18’ dhe 29’) në pjesë të parë, pa arritur të ndërrojë rezultatin e ndeshjes.

Me këtë fitore Drita sadopak i ikën Malishevës, ndërsa në pozitë të tretë tash ka 46 pikë nga 24 ndeshje. Prishtina e pestë në renditje ka 34 pikë. Në xhiron e radhës, Prishtina pret Dukagjinin, ndërsa Drita udhëton te Feronikeli’74.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga