Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXIII

Drilon Hazrollaj (Malisheva) - Yll i javës (23)

Foto: FFK

Drilon Hazrollaj (Malisheva) - Yll i javës (23)


4 March, 2024 @11:41

Përsëri ai! Drilon Hazrollaj është Yll i javës së 23-të të Superligës pas hat-trickut të shënuar ndaj Gjilanit, që i solli fitoren Malishevës në fundjavën që e lamë pas. 20 vjeçari nga Banja po shkëlqen në Superligë dhe është ndër më të kërkuarit nga ekipet e ndryshme jashtë vendit, ndërsa vetë Hazrollaj po e dëshmon veten çdo ditë e më shumë.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Enes Shosholli, Lulzim Berisha dhe Bujar Guta. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 23-të t’i takojë Drilon Hazrollajt, pasi ai ishte sërish përcaktues në fitoren e Malishevës, kësaj radhe si mysafir kundër Gjilanit, me rezultat 3:2.

Ky është çmimi i tretë për Hazrollajn në këtë edicion dhe i dyti radhazi.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i i tretë për mua dhe është motivim shtesë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së. Malisheva tashmë duket të jetë në garë të fuqishme për të siguruar daljen e parë në gara evropiane! Një arritje e jashtëzakonshme do të ishte kjo për klubin në fjalë.

Tash Hazrollaj me tre “Yje të javës” është në garë me Muhamet Hysenin e Llapit për të shikuar se kush po e mbyll stinorin me më shumë “Yje…”. Hyseni i ka katër.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga