NË KRYEQYTET
Sindrit Guri - sulmues i ri i Prishtinës
1 March, 2024 @9:39
Sulmuesi shkodran, Sindrit Guri, prej të cilit dikur pritej shumë, por s’arriti të kapërcejë më shumë sesa Oostendeja belge, pritet të bëhet sulmuesi i ri i Prishtinës.
Ekipi kryeqytetas ka bërë të ditur se shpejt do të zyrtarizojë lojtarin, ndërsa qendërsulmuesi 189 centimetra i gjatë së fundi ka qenë te Shkëndija e Tetovës (21/22) dhe Istanbulspori turk (22/23).
Si prospekt, gjatë kohës sa ishte i ri, bile u ftua edhe në ekipin A kombëtar të Shqipërisë, por Guri s’arriti nivelet e pritura nga ai. Gjithsesi, sa i përket ardhjes së tij në Prishtinë - ai me përvojën që ka tash si 30 vjeçar besohet se do të mund të ndikojë shumë në sulmin e ekipit që drejtohet nga nigeriani Emmanuel Egbo.