Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË PODUJEVË!

Llapi ndalet nga Prishtina, s’arrin kreun

Foto: FCPrishtina/ fb

Llapi ndalet nga Prishtina, s’arrin kreun


25 February, 2024 @19:19

Llapi ka qenë në formë dhe vinte me 5 ndeshje fitore radhazi, 3 prej të cilave në pjesën pranverore të stinorit. Pas barazimit të Ballkanit të shtunën me Gjilanin, ata kishin edhe mundësinë për të dalë në krye të renditjes tabelare, për të marrë lidershipin nga kampioni aktual.

Por, Prishtina u tregua arrë e fortë, bile edhe kishte raste më konkrete për të shënuar. Gjithsesi, Llapi nuk arriti në fund të shënojë fitore sikurse edhe Prishtina, për tu mbyllë ndeshja pa gola, 0-0.

TABELA AKTUALE

Barazimi, lë Llapin në vend të dytë dhe i jep edhe një mundësi Ballkanit për të ikur tutje në kampionat. Prishtina në anën tjetër mbetet e pesta në renditje. Llapi tash pas 22 xhirosh ka 44 pikë, një më pak se Ballkani lider, ndërsa Prishtina ka 31 pikë.

Në xhiron që vjen, Llapi luan ndaj Feronikelit’74 si mysafir, ndërsa Prishtina pret Lirinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga