Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXI

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (21)

Foto: FFK

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (21)


23 February, 2024 @11:56

Sulmuesi i Llapit dhe i reprezentacionit të Kosovës, Muhamet Hyseni, është bërë lojtari i parë që arrin të merr për të katërtën herë brenda një stinori çmimin e Yllit të javës që e ndanë FFK-ja pas secilës xhiro të Superligës.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Blerim Haxholli, Selajdin Jerliu dhe Luan Tabaku.

Hyseni 23 vjeç ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në fitoren e Llapit ndaj Fushë Kosovës në xhiron e XXI të Superligës. Me këtë, ai merr për të katërtën herë në 2023/24 plaketën e Yllit të javës në Superligë.

“Jam i Iumtur që për herë të katërt nderohem me këtë çmim. Falënderues çdoherë për ata që më vlerësuan. Çmimin e ndaj me bashkëlojtarët. Meritat janë të përbashkëta, pasi futbolli është një sport kolektiv dhe pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Falënderoj klubin e Llapit, e në veçanti stafin e trajnerëve që po bëjnë një punë shumë profesionale dhe po na japin mbështetje të parezervë, e ku punën e tyre po e vërtetojmë me paraqitje të mira në çdo ndeshje. Për mua është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm. Nuk do të ndalem asnjë moment për suksese të reja… Forca Llapi! Forca Legjenda”, ka thënë Hyseni pas pranimit të çmimit për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga