Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA RIKTHEN PRISHTINËN TE HUMBJA!

Gabimet e portierit Kolaj, ndëshkuan! Malisheva shton dallimin ndaj  Prishtinës

Foto: FCMalisheva & FCPrishtina

Gabimet e portierit Kolaj, ndëshkuan! Malisheva shton dallimin ndaj Prishtinës


21 February, 2024 @15:31

Prishtina nuk ishte mposhtur që prej 1 nëntorit 2023 në Superligë. Në xhiron e XII kur bardhekaltërit kryeqytetas u mposhtën prej Malishevës 1-0, nuk pësuan deri më sot, përsëri ndaj Malishevës 0-2 dhe atë pas nëntë xhirosh!

Kanë qenë gabimet e portierit të ri të Prishtinës Agron Kolaj që ia dhanë sot fitoren mysafirëve, derisa herën e parë ai s’kapi topin si duhet, ndërsa Altin Aliu nga afërsia realizoi për epërsi 0-1 (34’), e kah fundi i ndeshjes nuk e perceptoi topin, edhe pse kishte dalë nga porta, për ta kapur atë zëvendësuesi Rilind Haziraj dhe për t’i dhënë vulë ndeshjes, Prishtina 0-2 Malisheva [Altin Aliu 34’, Rilind Haziraj 87’].

Prishtina vs. Malisheva

Fitorja, bën që Malisheva tash të përforcohet në pozitë të katërt të renditjes tabelare, duke u larguar për 5 pikë nga Prishtina që është e pesta në renditje. Pas startit të pjesës pranverore me humbje, Malisheva tashmë duket e këndellur, ndërsa ka shënuar dy fitore radhazi dhe ka arritur në 35 pikë pas 21 xhirosh.

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë edhe humbja e dytë e trajnerit Emmanuel Egbo nën drejtimin e Prishtinës në Superligë dhe të dyja humbjet ia shkaktoi Malisheva. Përkundër se ekipi u mundua të bëj më shumë, rastet nuk i konkretizuan, ndërsa në disa mundësi ka qenë Flamur Gashi që mbrojti mirë dhe siguroi portën e malishevasve. Në xhiron e radhës Prishtina udhëton për ndeshje ndaj Llapit, ndërsa Malisheva do të ketë punë me Feronikelin’74.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga