Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR AFRIM DREJT KREUT

Llapi bën hapin e madh, i afrohet në 1 pikë liderit

Llapi bën hapin e madh, i afrohet në 1 pikë liderit


22 February, 2024 @15:40

Pa shumë probleme dhe me lojë bindëse, Llapi ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës sot, ndërsa me këtë fitore duke shfrytëzuar edhe humbjen e Ballkanit dje nga Drita, i është afruar liderit në një pikë.

Me këtë, lufta për titull është gjerë e hapur, derisa ekipi i Tahir Batatinës tash e tutje mund të thuhet se ka në dorë të vetë luftën direkte për titull kampioni, edhe pse ka shumë xhiro për tu luajtur deri në fund të stinorit.

TABELA AKTUALE

Sa i përket lojës, podujevasit kanë dominuar plotësisht, ndërsa kanë shënuar shpejt për 0-1 dhe kanë pasur 3 gola të anuluar nga VAR vetëm në pjesë të parë.

Në pjesë të dytë rehatuan gjithçka me anë të golave nga Muhamet Hyseni dhe Ilir Blakçori, për përfundimtaren, Fushë Kosova 0-3 Llapi [Hamdi Namani 23’, Muhamet Hyseni 57’, Ilir Blakçori 68’]. Asistimet për golat e llapjanëve i bënë Muhamet Hyseni, Arbnor Ramadani dhe Granit Jashari, përkatësisht.

Derisa Llapi tash ka 43 pikë dhe lideri 44, në xhiron që vjen pret Prishtinën. Fushë Kosova në anën tjetër me gjasa vetëm teorike për të mbijetuar, i shkon Lirisë në Prizren, në duelin e shpresës!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga