Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHEN PIKËT NË "REXHEP REXHEPI"

Barazimi, i konvenoi të dyja skuadrave!

Foto: SCGjilani

Barazimi, i konvenoi të dyja skuadrave!


21 February, 2024 @15:43

Rezultati më i mirë për të dyja skuadrat që po luftojnë për mbijetesë në Superligë, ka qenë barazimi sot dhe kështu edhe u ndanë. Feronikeli’74 pas sigurimit të pikës ndaj Ballkanit në xhiron e kaluar, sot e ka marrë edhe një pikë duke barazuar me Gjilanin.

Në anën tjetër Gjilani, në tre ndeshjet e pranverës regjistroi me sot edhe barazimin e tretë dhe tashmë të dyja këto skuadra kanë zgjeruar edhe më distancën ndaj dy skuadrave që me një këmbë janë në Ligë të Parë - Fushë Kosovës dhe Lirisë.

TABELA AKTUALE

Për 90 minuta lojë, as ekipi i Shefki Kuqit e as ai i Gentjan Mezanit nuk arritën te goli dhe me përfundimtaren Feronikeli’74 - Gjilani 0-0, ekipet morrën nga një pikë për të rritur kuotën e pikëve në renditje tabelare.

Me 21 xhiro të luajtura Feronikeli’74 ka 23 pikë dhe është në pozitë të shpëtimit, të shtatën, ndërsa Gjiani nga po aq ndeshje ka dy pikë më pak dhe është në pozitë barazhi, të tetën. Derisa ekipi nga Drenasi do të udhëtojë te Malisheva në formë xhiron që vjen, Gjilani do të jetë mysafir i kampionit - Ballkanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga