Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT KAZAKISTANIT!

Dukagjini zyraritzon largimin e Iljasa Zylfijit

Foto: KFDukagjini/ fb

Dukagjini zyraritzon largimin e Iljasa Zylfijit


23 February, 2024 @15:53

Mesfushori ofanziv i krahut, Iljasa Zylifji, ka shënuar dje golin e tij të fundit në Superligë për stinorin 2023/24, ndërsa sot ashtu siç përfolej edhe është zyrtarizuar nga ekipi i tij Dukagjini se ka ndarë rrugët me klubin.

Preshevari 25 vjeç do të shkojë në kampionatin kazak të futbollit, ku do të luajë për ekipin Jenis (Zhenis) të kryeqytetit të atjeshëm, Astana. Zylfiji ka qenë për gati dy stinorë pjesë esenciale e 11-shes së Armend Dallkut te Dukagjinit, ndërsa u bë edhe golashënuesi më i mirë i ekipit në debutimin e tyre në garat evropiane - duke shënuar katër herë në kualifikimeve për Ligë të Konferencës.

Para se të vinte te Dukagjini, Caja - siç e thërrasin shkurt atë, ka qenë pjesë e Laçit në Shqipëri, ndërsa më parë është provuar edhe te Malisheva e Flamurtari, pasi që kishte arritur nga Radniku i Surdullit.

Dukagjini ka falenderuar Cajën për kontributin e madh dhënë në ekipin klinas, ndërsa i ka uruar suksese në karrierë të mëtutjeshme. Përndryshe te Jenisi kazak bën pjesë edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Arb Manaj!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga