Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË FITORET

Drita arrin fitoren e tretë me radhë

Foto: SShot/Video

Drita arrin fitoren e tretë me radhë


25 February, 2024 @19:03

Vazhdon forma e mirë e Dritës dhe ekipi i Zekirija Ramadanit ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Superligë, pas humbjes nga Llapi në nismë të pjesës pranverore të stinorit.

“Viktimë” e radhës për Dritën ka qenë Dukagjini i Klinës, që ka rënë në pjesë të dytë, nga golat e afrikanëve Ovouka dhe Ebuka. Mbrojtësi kongolez i dha epërsinë gjilanasve me një “projektil”, ndërsa sulmuesi nigerian mbylli dilemat e fituesit të ndeshjes, kur nga afërsia dërgoi topin e krosuar nga e djathta në gol! Drita 2-0 Dukagjini [Raddy Ovouka 55’, Samson Ebuka 71’].

TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Drita aktualisht e treta në renditje të arrijë në 43 pikë nga 22 ndeshje, me dy pikë më pak se lideri Ballkani, ndërsa i shkon Fushë Kosovës xhiron tjetër.

E sa i përket Dukagjinit, ekipi duket të jetë i qetë në pozitë të gjashtë dhe humbja e gjashtë sezonale nuk duket t’i shkaktojë telashe, pasi që më afër kanë zonën evropiane aktualisht sesa atë të rënies! Në xhiron e radhës përndryshe, presin liderin dhe kampionin aktual - Ballkanin!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga