Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI TE MALISHEVA!

Tre përforcime te Malisheva

Tre përforcime te Malisheva


29 February, 2024 @14:32

Skuadra e Malishevës ka bërë të ditur sot se ka angazhuar edhe tre lojtarë të rinj në ekip, për të çuar sa më mbarë stinorin 2023/24. Një portier, një sulmues krahu dhe një sulmues qendre - janë pozitat e futbollistëve që kanë ardhur në ekip.

Tetovari Hadis Velii 33 vjeç dhe është 180 centimetra i gjatë. Ai ka qenë lojtar i lirë dhe ekipi i fundit ku ka luajtur ka qenë Voska Sport në Maqedoni të Veriut, e para saj ka luajtur për Besën e Dobërdolit.

Eraldo Deda është sulmues krahu nga Shkodra. Ai së fundi ka qenë pjesë e Orikut nga Orikumi i Shqipërisë, ndërsa aktualisht 23 vjeç. Ai më p arë ka qenë edhe pjesë e Elbasanit.

E përforcimi tjetër i malishevasve që drejtohen nga trajneri Qëndrim Kida, është Hussein Mohamed Mehasseb. Egjiptasi është 199 centimetra i gjatë dhe është qendërsulmues pykë. Ai aktualisht është 21 vjeçar, ndërsa së fundi ka qenë e qipriotëve të Omonia 29 Mai. Para kësaj ai ka luajtur edhe për Neptunasin lituanez.

Malisheva përndryshe është në pozitë të katërt në Superligë të Kosovës dhe nga 22 ndeshje ka regjistruar 12 fitore. Ekipi është 5 pikë larg pozitës më të afërt që dërgon në gara evropiane dhe nëse vazhdon me formë të mirë atëherë nuk është çudi të sigurojë daljen e parë dhe historike të klubit në gara të UEFA-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga