Ballkani i beson plotësisht Dajës, vazhdon kontratën
26 February, 2024 @16:47
Kampioni i Kosovës dhe lideri aktual i Superligës, Ballkani, ka vazhduar kontratën me trajnerin aktual të ekipit, Ilir Daja. Tiranasi pas sukseseve të arritura me ekipin suharekas, së fundi ka vazhduar marrëveshjen dhe kështu sipas njoftimit të lëshuar nga FC Ballkani, ai do të qëndrojë në krye të ekipit deri në vitin 2026.
“Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.
Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!
Na priftë e mbara!” - ka shkruar njoftimi i Ballkanit, ndër të tjera.
Daja erdhi te Ballkani në stinorin 2021/22 (saktësisht më 5 janar 2022)dhe tashmë pritet të vazhdojë me ata deri edhe minimalisht 1.5 stinorë, të cilën nëse gjithçka shkon në rregull do ta kenë në fakt edhe dy stinorë tjerë 57-vjeçarin. Trajneri Daja ka shkruar historinë me Ballkanin, duke arritur titullin kampion për herë të parë në Superligë me ekipin, ndërsa gjithashtu ka regjistruar historinë duke dirigjiuar Ballkanin në grupe të Ligës së Konferencës, që është arritje më e madhe e një ekipi kosovar prej se është anëtarësuar në UEFA.