Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I FUNDIT SI VENDAS, NË TIRANË!!!

“Fadil Vokrri” nuk plotëson kushtet! Ballkani-Viktoria në “Arenën Kombëtare”

“Fadil Vokrri” nuk plotëson kushtet! Ballkani-Viktoria në “Arenën Kombëtare”


24 November, 2023 @18:05

Gjendja e rënduar e terrenit të lojës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës ka bërë që UEFA të mos pranojë atë si të pranueshëm për tu luajtur ndeshjet ndërkombëtare. Me këtë në faqen zyrtare të UEFA-së tashmë është vendosur “Arena Kombëtare” si stadium ku do të zhvillohet ndeshja e së enjtes në kuadër të Ligës së Konferencës, ku Ballkani pret liderin e grupit, Viktoria Plzen!

Dueli që do të luhet më 30 nëntor me fillim prej orës 18:45 kështu bartet në Tiranë, ndërsa dueli i Kosovës ndaj Bjellorusisë duket të jetë i fundit për këtë vit në “Fadil Vokrri” i një ndeshjeje ndërkombëtare.

UEFA

Kujtojmë, edhe Prishtina dje bëri të ditur se përballja e xhiros së XV të Superligës ndaj Dritës, është bartur që të luhet në stadiumin nacional në Hajvali, që FFK e përdor për stërvitjet e kombëtares së Kosovës në grupmosha të ndryshme.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League