Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I KATËRT I BALLKANIT - PËR FITORE SONTE!

Ballkani kërkon fitore në Astana

Fotot: FCBallkani/ fb

Ballkani kërkon fitore në Astana


9 November, 2023 @11:22

Ballkani sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Astanës në kuadër të Grupit C të Ligës së Konferencës, ndërsa ekipi suharekas është akomoduar qe dy ditë në kryeqytetin e Kazakistanit.

Nxënësit e Ilir Dajës kanë kryer mbrëmë edhe stërvitjet e fundit para ndeshjes, ndërsa dueli Astana - Ballkani zhvillohet sonte me fillim prej orës 16:30 në “Astana Arena”.

Ballkani team training

Trajneri tiranas i kampionit të Kosovës në konferencën e djeshme për shtyp ka thënë se përkundër përvojës që Astana gëzon në gara evropiane, ekipi i tij ka ardhur për maksimum dhe do të kërkojë maksimumin e rezultatit në këtë duel.

Gjendja në Grupin C është interesante, pasi që tashmë secila lojë mund të përcaktojë shumëçka! Çekët e Viktoria Plzen po ecin drejt kalimit tutje pasi që janë me të gjitha fitore në tri ndeshjet e para të grupit, ndërsa lufta për pozitën e dytë që kualifikon tutje, është plotësisht e hapur - ndaj edhe Ballkani kërkon një tjetër histori - sigurimin e pranverës në Evropë.

Ilir Daja

TABELA E GRUPIT C, pas 3 xhirosh:

1. Viktoria 9p.
2. Dinamo Z. 3p.
3. Ballkani 3p.
4. Astana 3p.

Duelet e sotme:
16:30. Astana-Ballkani,
18:45. Viktoria-Dinamo.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League