Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUMBJA E PARË NË "FADIL VOKRRI"

Ballkani pëson për herë të parë në “shtëpi”

Ballkani pëson për herë të parë në “shtëpi”


26 October, 2023 @20:39

Ballkani është mposhtur për heër të parë në shtëpi, ndërsa ekipi kampion i Kosovës me golat e pësuar në pjesë të parë ka përjetuar humbjen e parë në shtëpi në kuadër të Ligës së Konferencës, 1-2 [Kuç 8’ - Hovhannisyan 7’, Beisebekov 23’].

Gjithçka përfundoi në 23 minutat e para të ndeshjes, kur shpejt hynë tre gola. Pas epërsisë së papritur të Astanës, Ballkani barazoi menjëerë përmes kapitenit Edvin Kuc. Kurse më pas, një korner dhe mosmbulim i mirë i kapitenit kundërshtar bëri që të pranohet goli i dytë - që doli të jetë edhe i disfatës.

Përndryshe, Ballkani më pas krijoi dhe pati raste tepër të mira së paku për të barazuar në mos më shumë, por Almir Kryeziu dhe Albin Berisha assesi të ishin konkret para portës së Condricit. E kroati Condric ka bërë punë të madhe në portën e kazakëve sonte, derisa ka shpëtuar ekipin e tij në rastet e kampionëve të Kosovës.

Në pjesë të dytë Astana mbante mbrojtjen e fortë, ndërsa sulmet e Ballkanit nuk ishin të shpeshta dhe nuk gjendej hapësira. Më pas u tentua për disa skema nga goditja prej këndit, por prapëseprapë nuk vihej deri te rasti dhe kështu, me një goditje lartë mbi portën e kundërshtarit nga zona e rreptësisë prej Berishës, Ballkani u detyrua të pajtohet me humbjen e parë në kuadër të fazës grupore në “shtëpi”.

Me këtë disfatë të Ballkanit, gjendja në grup merr format tjetër dhe tashmë gjithçka është e hapur për secilin ekip aty.

TABELA AKTUALE:

1. Viktoria 6p. (2 ndeshje)
2. Ballkani 3p. (3 ndeshje)
3. Dinamo 3p. (2 ndeshje)
4. Astana 3p. (3 ndeshje).


 
Të gjitha lajmet nga Conference League