Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË BALLKANIT

Daja: Gabuam në pasime të thjeshta

Daja: Gabuam në pasime të thjeshta


26 October, 2023 @21:28

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në deklaratën e tij dhënë pas humbjes nga Astana ka thënë ndër të tjera se pasimet e thjeshta që nuk u bënë si duhet i mundësuan kundërshtarit kontroll të lojës dhe rrjedhimisht fitoren, ndërsa ka shtuar se humbja ka ardhur në momentin më të mirë të ekipit të tij, për çka edhe nuk duhet ulur kokën, por luftuar më tej.

“Pas gjithë atyre fitoreve këtu, erdhi humbja që është e pritshme në futboll. Ka qenë momenti ynë më i mirë, por nuk është dramë. Ishte ditë jo e mirë për ne, se si humbnim topat në pasime të thjeshta,” ka thënë ndër të tjera ai.

“Nuk kemi pse ta ulim kokën, sepse kemi bërë gjithë atë histori. Nuk ka qenë ndoshta momenti për të pësuar, por gabimet e thjeshta tonat kundërshtari i shfrytëzoi dhe mori kontrollin e lojës. Jam krenar me futbollistët e mi, siç kam qenë edhe para një e para dy jave,” ka shtuar ai.

Ballkani pas tri ndeshjeve të para në Grupin C të Ligës së Konferencës ka 1 fitore e 2 humbje, duke kapur 3 pikë në total. Kampioni i Kosovës ka mposhtur Dinamon e Zagrebit në Prishtinë, ndërsa është mposhtur nga Viktoria Plzen në Çeki dhe sonte nga Astana në “Fadil Vokrri”.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League