Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMACIONET ZYRTARE

Astana - Ballkani, 11-shet startuese

Astana - Ballkani, 11-shet startuese


9 November, 2023 @15:32

Ilir Daja ka vendosur për 11-shen startuese të ekipit të tij për duelin ndaj Astanës në Kazakistan, që nis prej orës 16:30. Kampioni i Kosovës do të kërkojë fitoren e parë si mysafir në kuadër të Grupit C të Ligës së Konferencës, ndërsa fitorja do të shtojë gjasat për të arritur një histori tjetër, sigurimin e pranverës evropiane - pra kualifikimin në fazën eliminatore të garës.

Me emra të zakonshëm, por pa Armend Thaqin startues dhe me Walid Hamidin në krah në 11-she, Ballkani sot do të mundohet t’i hakmirret kazakëve për humbjen në Prishtinë.

ASTANA XI: Condric; Marachkin, Amanovic, Beysebekov; Kuot, Ebonh, Havhannisyan, Dosmagambetov; Tomasov, Ourega, Darboe.

BALLKANI XI: Enea Koliçi; Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova, Lorenc Trashi, Arbër Potoku; Edvin Kuc (kap.), Gentrit Halili, Qëndrim Zyba; Nazmi Gripshi, Walid Hamidi; Almir Kryeziu.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League