Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C

Viktoria Plzen me fitore ndaj Dinamos, siguron kualifikimin tutje

Foto: Viktoria/fb

Viktoria Plzen me fitore ndaj Dinamos, siguron kualifikimin tutje


9 November, 2023 @22:15

Kundërshtari i radhës i Ballkanit, Viktoria Plzen, ka mposhtur sonte Dinamon e Zagrebit në “Doosan Arena” të Plzenit për të siguruar kualifikimin nga Grupi C i Ligës së Konferencës, për në fazën eliminatore të garës.

Plzen ka mposhtur 1-0 Dinamon dhe tashmë me 4 fitore nga 4 ndeshje ka 12 pikë dhe ka siguruar kualifikimin tutje. Viktoria Plzen më 30 nëntor është mysafire e Ballkanit në “Fadil Vokrri”. Derisa çekët kanë siguruar kualifikimin tutje, tri skuadrat tjera të grupit po luftojnë për pozitën tjetër që dërgon në pranverë evropiane.

TABELA AKTUALE E GRUPIT C:

1. Viktoria 12p.
2. Astana 4p.
3. Ballkani 4p.
4. Dinamo 3p.

Ndeshjet e mbetura:

30 nëntor: Ballkani-Viktoria
30 nëntor: Astana-Dinamo.

14 dhjetor: Viktoria-Astana
14 dhjetor: Dinamo-Ballkani.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League