Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË BALLKANIT

Daja: Merituam më shumë

Foto: FCBallkani/ fb

Daja: Merituam më shumë


9 November, 2023 @19:55

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ndaj Astanës ka thënë se me lojën e treguar dhe me rastet që i kishin, ekipi i tij ka merituar më shumë se barazimi në këtë ndeshje.

“Besoj se merituam më shumë sepse kemi kontrolluar ndeshjen dhe topin. Në përqindjen më të madhe të lojës, e kemi diktuar tempon. Kemi pasur edhe shanset për të fituar ndeshjen, po të kishim shënuar. Kemi luajtur më mirë se në Prishtinë, edhe pse kishim kundërshtar të fortë fizikisht dhe taktikisht. Ndjehem i kënaqur me pikën, edhe pse fitorja do të ishte edhe më mirë për ne,” ka thënë ndër të tjera Daja.

Ballkani me pikën e fituar sot në Astana, është ngritur në kuotën e 4 pikëve në katër ndeshjet e para të grupit. Në dy ndeshjet e mbetura Ballkani ka ende gjasa për të kërkuar pranverën evropiane. Do të prest Viktorian në Prishtinë dhe do të jetë mysafire e Dinamos në Zagreb.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League