Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË KAZAKISTAN

Čondrić shpëton Astanën nga Ballkani

Foto: FCBallkani/ fb

Čondrić shpëton Astanën nga Ballkani


9 November, 2023 @18:26

Në pjesë të dytë, Ballkani ka dominuar me raste dhe mundësi për të shënuar, ndërsa portieri kroat i ekipit të Astanës, Josip Condric, ka mbrojtur raste të mira të kampionit të Kosovës, për të siguruar një pikë për ekipin e tij në luftë për dalje nga grupi.

Astana dhe Ballkani barazuan 0-0 sonte, ndërsa ekipi i Ilir Dajës veçanërisht në pjesë të dytë ka treguar lojë, ka dominuar në posedim, por edhe ka krijuar raste konkrete për të shënuar.

Almir Kryeziu (32’), Nazmi Gripshi (82’) në rastet ideale për të shënuar të mbrojtura nga Condric, ndërsa tentimi i minutës së 72-të të Gripshit fshiu shtyllën e portës së kroatit.

Sidoqoftë, topi s’e gjeti rrjetën dhe kështu ekipet në fund u desht të pajtohen me nga një pikë, pas 0-0, që në përgjithësi më shumë i konvenon ekipit kazak, pasi që në rast të mbylljes së grupit me Ballkanin me pikë të barabarta ata do të kenë përparësi për një pozitë më lartë.

TABELA AKTUALE:

1. Viktoria 9p
2. Astana 4p
3. Ballkani 4p
4. Dinamo 3p


 
Të gjitha lajmet nga Conference League