FUTBOLLISTI I KOSOVËS
Dy ndeshje mungesë për Rashicën!
23 November, 2023 @20:26
Sipas mediave turke, futbollisti i Kosovës Milot Rashica i cili u lëndua pas përballjes me Andorrën, ku ishte njeriu i ndeshjes, do të mungojë për dy ndeshjet e radhës për ekipin e tij Besiktas.
Bardhezinjtë e Stambollit nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Rashicës, ndërsa ai do të mungojë potencialisht në duele ndaj Samsunsporit dhe Brugge. Milot Rashica bashkë me Vedat Muriqin kanë qenë golashënuesit më të mirë të Kosovës në ciklin e dështuar kualifikues për EURO-2024. Të dy dhanë nga tre gola për Kosovën.