Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS MBYLLJES SË AVENTURËS EVROPIANE

Daja i kënaqur me Ballkanin, llogarit ndeshjet

Daja i kënaqur me Ballkanin, llogarit ndeshjet


15 December, 2023 @8:03

Ilir Daja, trajner i Ballkanit, në deklaratën e dhënë pas disfatës nga Dinamo Zagrebi mbrëmë ka thënë se përgjithsisht ecurinë e ekipit të tij në Ligë të Konferencës e sheh të mirë, ndërsa duke llogaritur edhe ndeshjet dhe kontigjentin e lojtarëve, ai ka thënë se ekipi i tij u përballë barabartë me kroatët, ndaj të cilëve korri një fitore dhe pësoi një humbje.

“Nuk më vjen keq që jemi eliminuar, sepse kemi rritur pritshmëritë kur arritëm për të dytën herë në Ligë të Konferencës me radhë. Jemi përballur me gjigandin kroat Dinamo dhe kemi një fitore e një humbje me ata. Kemi qenë të barabartë në lojë për gati 70 minuta,” ka thënë fillimisht tiranasi Daja.

Dinamo vs. Ballkani

“Nëse bëjmë analizë të ftohtë, mund të them se sonte ka qenë ndeshja e 30 në Kosovë dhe Evropë dhe prej korrikut deri në dhjetor kemi bërë një kampionat. I bindur jam që kur përballesh me ekipe që kanë kontigjent më të madh lojtarësh në dispozicion, në moment vjen edhe lodhja. Neve na kryente punë fitorja, por derisa pranuam golin ishim të barabartë. Pastaj goli i pranuar ndikoi në anën psikologjike dhe ekipi pësoi rënie. Rrugëimi ynë është normal,” ka shtuar ndër të tjera Daja.

Ballkani për herë të dytë radhazi ka siguruar fazën grupore të Ligës së Konferecës. Asnjë ekip nga Kosova, asnjëherë, nuk ka arritur të sigurojë fazën grupore të një gare evropiane të UEFA-së prej se vendi është anëtar i shtëpisë së futbollit evropian. Ballkani këtë e arriti dy herë me radhë.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League