Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI MBYLL AVENTURËN EVROPIANE

Dinamo eliminon Ballkanin në 20 minutat e fundit të ndeshjes

Dinamo eliminon Ballkanin në 20 minutat e fundit të ndeshjes


14 December, 2023 @22:48

Një paraqitje e matur në pjesë të parë nga të dyja palët, ndërsa në pjesë të dytë me fillim të mirë të Ballkanit, që kërkoi më shumë, por pa raste konkrete në 16-metërsh, për të pranuar golin e parë në minutën e 69. të ndeshjes, prej kur edhe u çthurr gjithçka për kampionin e Kosovës.

Dinamoja e Zagrebit priti dhe arriti fitoren ndaj Ballkanit, ndërsa pas shënimit të golit të parë të ndeshjes, nxënësit e Ilir Dajës ranë plotësisht nga loja dhe shpejt pranuan tre gola (69’ Peric, 72’ dhe 77 Petkovic) 3-0.

Zagrebasve i kryente punë edhe barazimi, ndërsa Ballkanit vetëm fitorja për të kërkuar dalje nga grupi. Ndërsa në fund, Ballkani u nda nga Liga e Konferencës me 4 pikë në vend të fundit, me Viktoria Plzenin perfekt me fitore dhe Dinamon e kualifikuar.

GRUPI C:

1. Viktoria Plzen 18 pikë
2. Dinamo Zagreb 9p.
3. Astana 4p.
4. Ballkani 4p.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League