Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXII

Drilon Hazrollaj (Malisheva) - Ylli i javës (22)

Foto: FFK

Drilon Hazrollaj (Malisheva) - Ylli i javës (22)


26 February, 2024 @13:45

Futbollisti ofanziv i Malishevës, Drilon Hazrollaj, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros XXII në Superligë dhe kështu ka marrë ♪5mimin e Yllit të javës nga Komisioni përkatës i FFK-së.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Isuf Llumnica, Fatmir Mehmeti dhe Arton Hajdari.

“Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 22-të t’i takojë Drilon Hazrollajt, pasi ai ishte përcaktues në fitoren e Malishevës kundër Feronikelit 74, 2:1, me dy gola të shënuar (78’, 89’). Ai njëherësh përkundër moshës së re është futbollist që merr guximin për të qenë lider dhe ndër më të merituarit për serinë e suksesshme të skuadrës së tij.” ka shkruar FFK-ja në njoftim për çmimin.

Kjo është hera e dytë këtë stinor që Hazrollaj 20 vjeçar merr këtë çmim këtë stinor.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i Malishevës u shpreh i lumtur për vlerësimin. “Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i dytë për mua. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik, pasi me ndihmën e tyre arrita të kem një performancë të mirë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga