Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HYSENI VULOS!

Hyseni vendos, Llapi mban hapin me liderin

Fotot: KFLlapi/ fb

Hyseni vendos, Llapi mban hapin me liderin


2 March, 2024 @18:00

Në një ndeshje të vështirë në “Rexhep Rexhepi” Llapi ka arritur të dalë fitues ndaj Feronikelit’74 të drejtuar nga Shefki Kuqi, vetëm pas një kombinimi të bukur nga gjuajtja e lirë për të siguruar fitoren.

Llapi

Ka qenë golashënuesi më i mirë aktualisht i Superligës, Muhamet Hyseni që ka bërë dallimin, pasi që pas pranimit të topit nga gjuajtja e lirë nga Arbnor Ramadani, ka luajtur pasim të dyfishtë me Leotrim Bekteshin për të gjetur veten para aktit të kryer - ku me goditje precize vendosi ndeshjen, për përfundimtaren Feronikeli’74 - Llapi 0-1 [Muhamet Hyseni 68’].

TABELA AKTUALE

Ky gol ka qenë i mjaftueshëm për fitoren e Llapit dhe tashmë ekipi i Tahir Batatinës mbetet ndjekësi kryesor i liderit Ballkani në renditje, ku pas 23 ndeshjesh kanë 47 pikë, një më pak se lideri! Në anën tjetër Feronikeli’74 është i shtati në renditje me 23 pikë. Xhiron që vjen, LLapi luan si vendas ndaj Gjilanit, ndërsa Feronikeli’74 i shkon Lirisë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga