Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - MALISHEVA

Hat-trick nga Super Hazrollaj, Malisheva e Qëndrim Kidës i afrohet vendit të tretë

Hat-trick nga Super Hazrollaj, Malisheva e Qëndrim Kidës i afrohet vendit të tretë


3 March, 2024 @14:54

Falë Super Drilon Hazrollajt, Malisheva e Qëndrim Kidës shënoi një tjetër fitore të madhe në Superligë sot.

Sot Malisheva triumfoi 2-3 (Senad Jarovic 9’, Kushtrim Shabani 75’ / Drilon Hazrollaj 19’, 40’ (P), 85’) ndaj Gjilanit në një ndeshje që ishte tejet e mirë për shikuesit.

Pjesa e parë ishte fantastike. Tre gola, një penallti, një shtyllë e goditur, intervenim nga VAR-i e plot raste për shënim.

Të parët në epërsi kaluan gjilanasit me golin e Senad Jarovic që në minutën e tretë, por malishevasit shpejt kthyen gjithçka nga vetja dhe shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi 1-2.

Dy herë shënues për Malishevën në këtë pjesë ishte Drilon Hazrollaj. Fillimisht ai shënoi nga afërsia në minutën e 19’ e më pas nga pika e bardhë në minutën e 40’.

TABELA AKTUALE

Mjaft atraktive ishte edhe pjesa e dytë. Të dyja skuadrat prodhuan plot raste për shënim dhe ndeshja pati fund mjaft interesant.

Në minutën e 75’ shifrat në 2-2 i barazoi Kushtrim Shabani i Gjilanit, gol i cili erdhi pas disa rasteve për shënim të vendasve.

Gjithsesi, skuadrës së tij fitoren ia siguroi Drilon Hazrollaj, i cili e kompletoi hat-trickun e tij personal në minutën e 86’, kur shënoi për rezultatin përfundimtar 2-3 pas një asistimi nga Arbër Pira prej krahut të djathtë.

Për Malishevën kjo ishte fitorja e katërt me radhë në ligë dhe vendi i tretë tashmë është vetëm dy pikë larg, kurse Gjilani edhe më tutje mbetet në zonën e ftohtë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga