Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAMPURËT NGJALLIN SHPRESAT

Borsellini hero! Sinanovic vendos, Fushë Kosova befason Dritën!

Fotot: KFFusheKosova/ fb

Borsellini hero! Sinanovic vendos, Fushë Kosova befason Dritën!


2 March, 2024 @17:36

Fushë Kosova e Burim Shalës ka ngjallë shpresat për mbijetesë pas fitores së madhe të shënuar sot! Ekipi i parafundit në renditje tabelare të Superligës ka arritur të shënojë fitoren e tretë kampionale në total, ndërsa ka qenë sulmuesi i krahut, hungarezi Sinan Sinanovic që ka vendosur ndeshjen, për përfundimtaren Fushë Kosova - Drita 1-0 [Sinan Sinanovic 88’].

Fushe Kosova vs. Drita

Por, yll i ndeshjes ka qenë portieri italian i “pampurëve” Davide Borsellini. I ardhur në janar Borsellini veçse ka treguar vlerat e veta, ndërsa sot ka qenë më meritori që Fushë Kosova mori tre pikë. Përveç se mbrojti një mori rastesh të gjilanasve, që po luftojnë për titull kampioni, ai ka mbrojtur edhe një penallti të Almir Ajzerajt në minutën e 70. të ndeshjes, ndërsa kjo ndezi edhe më shumë ekipin e Shalës, që në fund me një rast vulosi fatin e takimit!

Fushe Kosova vs. Drita

Fitorja bën që Fushë Kosova e nënta në renditje (e parafundit) tash të ketë 15 pikë pas 23 ndeshjesh, ndërsa Drita bën hap fals në luftë për titull, duke mbetur 4 pikë pas Ballkanit lider që ka 48 të tubuara. Në xhiron që vjen, Fushë Kosova është mysafire e Dukagjinit, ndërsa Drita pret Prishtinën në një derbi të vjetër.

Sinan Sinanovic

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga