Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - LIRIA

Prishtina shpërthen në pjesën e dytë, Liria gjithnjë e më pranë rënies

Prishtina shpërthen në pjesën e dytë, Liria gjithnjë e më pranë rënies


3 March, 2024 @15:00

Me fitore të Prishtinës është mbyllur takimi i sotëm mes Prishtinës dhe Lirisë në Lipjan.

Vendasit takimin e fituan 3-1 (Ardian Muja 61’, Kreshnik Uka 70’, Leotrim Kryeziu 86’ / Aldi Gjumsi 90+5’) falë tre golave të shënuar në pjesën e dytë.

Pjesa e parë nuk ishte shumë interesante dhe nuk dhuroi shumë raste për shënim.

Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Cissokho i prizrenasve, gjuajtja e të cilit me kokë përfundoi në shtyllën horizontale pak para fundit të pjesës së parë. Kjo pjesë u mbyll pa gola.

TABELA AKTUALE

Më pas, presioni i kryeqytetasve u rrit në pjesën e dytë.

Pas një kundërsulmi të ndërtuar mirë, ku Leotrim Kryeziu fitoi një duel në mesfushë me Cissokhon, Genc Hamiti pasoi mjaft mirë te Ardian Muja, i cili prej krahut të majtë erdhi dhe shënoi për 1-0.

Rreth 10 minuta më vonë, ishte Kreshnik Uka ai që shënoi për 2-0 dhe kështu fitorja e Prishtinës u dyfishua.

Tre minuta më vonë, mbrojtja prizrenase ra sërish. Asistimin e Hasan Hysenit, pa problem në rrjetë e çoi Leotrim Kryeziu, por për fatin e mirë të prizrenasve, goli u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Megjithatë, Leotrim Kryeziu e gjeti golin e tij në minutën e 86’, kur shënoi për 3-0.

Për t’u mbajtur në mend nga kjo ndeshje për Lirinë është vetëm goli i shënuar nga Aldi Gjumsi në minutën e pestë të kohës shtesë, gol i cili ishte prej më të bukurve të këtij sezoni në Superligë. Kështu, ndeshja u mbyll 3-1.

Për prishtinasit kjo ishte fitorja e shtatë sezonale, kurse skuadra nga Prizreni fitoren e ka shijuar vetëm një herë këtë sezon dhe shpëtimi duket gjithnjë e më i vështirë.

Xhiron që vjen, Prishtina i shkon Dritës në Gjilan, kurse Liria e pret Niklin në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga