Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRCAKTOHEN GJYSMËFINALISTËT

Gjysmëfinalet e Kupës: Çiftet, data dhe ora e ndeshjeve

Pamje nga arkivi

Gjysmëfinalet e Kupës: Çiftet, data dhe ora e ndeshjeve


15 March, 2024 @23:38

Sot në zyret e Federatës u tërhoq edhe shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, ndërsa katër skuadrat gjysmëfinaliste do të luajnë në sistemin vajtje-ardhje duelet e tyre për të kërkuar finalen e Kupës së Kosovës.

Fituesi i Kupës së Kosovës siguron biletën për gara evropiane në stinorin e radhës.

Shorti ka vendosur një derbi interesant, të Suharekës, ku ekipi i Suharekës do të luajë ndaj Ballkanit kampion në çiftin e parë gjysmëfinal, ndërsa dueli tjetër është derbi klasik i futbollit të Kosovës, ku ndeshen Prishtina e Drita.

Sipas shortit, janë vendosur edhe cili do të jetë ekipi i parë që luan si nikoqir, data dhe ora e ndeshjes.

GJYSMËFINALET

3 prill 2024
(13:00) Suhareka - Ballkani
(13:00) Prishtina - Drita

17 prill 2024
(13:00) Ballkani - Suhareka
(13:00) Drita - Prishtina.

Kupa e Kosovës


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës