Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - FERONIKELI 74

Altin Mërlaku vendos, Dukagjini fiton pas 4 ndeshjeve

Altin Mërlaku vendos, Dukagjini fiton pas 4 ndeshjeve


17 March, 2024 @15:03

Pas 4 ndeshjeve pa fitore në ligë, Dukagjini fitoreve i është rikthyer në ndeshjen e luajtur sot në shtëpi ndaj Niklit.

Këtë të fundit Dukagjini e mposhti 1-0 (Altin Mërlaku 44’) falë një goli të shënuar në fundin e pjesës së parë.

Pjesa e parë kaloi me disa raste për shënim, por goli vonoi deri në fund të saj, kur Altin Mërlaku e gjeti rrjetën për 1-0.

TABELA AKTUALE

Ky doli të ishte goli i vetëm i ndeshjes, me rrjetat që nuk u tundën më dhe ndeshja u mbyll me fitoren minimale të klinasve.

Në minutën e 73’, Dukagjini humbi Blerind Morinën, i cili u përjashtua nga loja me karton të kuq, ndërsa pak para përjashtimit të Morinës, Dukagjinit iu anulua një penallti nga VAR-i.

Fitorja e sotme e mban Dukagjinin të qetë në vendin e gjashtë, kurse Nikli për momentin renditet në pozitën që dërgon në barazh.

Xhiron që vjen pas pushimit të kombëtareve, Dukagjini i shkon Gjilanit, kurse Nikli e pret Fushë Kosovën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga