Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXV

Alden Skrijelj (Fushë Kosova) - Ylli i javës (25)

Foto: FFK

Alden Skrijelj (Fushë Kosova) - Ylli i javës (25)


15 March, 2024 @11:50

Futbollisti podgoricas i Fushë Kosovës, Alden Skrijelj, për herë të parë në karrierë ka marrë çmimin e lojtarit të javës në Superligë, ndërsa ai ëshët pjesë e Superligës vetëm prej shkurtit të këtij viti, kur “pampurët” e transferuan në ekip.

“Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 25-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit tonë, Alden Skrijelj. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 25 -të t’i takojë Alden Skrijelj, i cili ishte golashënues i dyfishtë në ndeshjen kundër kampionit dhe liderit aktual, Ballkanit, me çka ishte edhe vendimtar në fitore si dhe me një paraqitje të mirë gjatë gjithë ndeshjes.” - shkroi FFK-ja në njoftim.

Përndryshe, Skrijelj që luan në krah të sulmit ka shënuar dy herë në fitoren e ekipit të tij ndaj Ballkanit në mesjavë. Futbollisti 23 vjeçar para Fushë Kosovës, ka qenë pjesë e FK Jezero nga Mali i Zi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga