REAGON KAMPIONI I KOSOVËS
Ballkani i shqetësuar me ngjarjet e djeshme në “Fadil Vokrri”
9 October, 2023 @13:52
Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmë në përballjen Prishtina-Ballkani në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për këtë, Ballkani ka dalë me një reagim pak më parë, ndërsa ka shprehur shqetësimin e madh për ngjarjen. Mëposhtë, reagimi i plotë i ekipit.
“Reagim!
Klubi i Ballkanit i ka marr me shqetësim skenat që ndodhën mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen naj Prishtinës.
Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive.
Në përfundimin e pjesës së parë, vëllau i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik.
Fc Ballkani është i indinjuar nga kjo ngjarje, andaj kërkon nga organet kompetente si brenda ashtu edhe jashtë Federatës, që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë sepse futbollin të cilin po mundohemi ta dërgojmë sa më shumë përpara, gjërat e tilla e kthejnë prapa.
Puna e madhe e Fc Ballkanit, përfshi trajnerin Daja dhe futbollistët tanë, i ka sjellur dobi krejt ekipeve të Superligës, në këtë rast edhe vetë Prishtinës, andaj është e pakuptueshme që të lejohen lëshime të tilla.”