Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA FITUES NË DERBI!

Ndahen pikët në derbi, Ballkani s’e lëshon kreun

Ndahen pikët në derbi, Ballkani s’e lëshon kreun


8 October, 2023 @23:25

Derbi i javës së 9-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, i cili u zhvillua në orët e mbrëmjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ka përfunduar pa fitues, me shifrat 1:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Suhareka, me golin e shënuar nga Nazmi Gripshi, në minutën e 30-të. Megjithatë, reagimi i Prishtinës erdhi shumë shpejt, ngase vetëm katër minuta më pas Jalen Blesa shënoi nga afërsia. Pas këtij barazimi Ballkani vazhdon të kryesojë renditjen me 20 pikë, derisa bardhekaltrit e kryeqytetit mbesin në pozitën e pestë, por tani me 12 pikë.

Prishtina 1-1 Ballkani [Jalen Blesa 34’ - Nazmi Gripshi 30’] TABELA AKTUALE

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga