Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I XHIROS SË PARË!

Caktohet termini i ndeshjes së mbetur: Fushë Kosova - Gjilani

Caktohet termini i ndeshjes së mbetur: Fushë Kosova - Gjilani


10 October, 2023 @17:13

Ndeshja e mbetur e xhiros së parë, Fushë Kosova - Gjilani, që ishte shtyer nga FFK për shkak se Gjilani kishte telashe organizative me të filluar stinori 2023/24, ka mësuar datën e zhvillimit.

Dueli do të luhet nesër, 11 tetor me fillim prej orës 15:00 në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, pasi që Fushë Kosova ndeshjet si vendas po i luan aty.

Derisa Fushë Kosova nga tetë ndeshje të zhvilluara ka 2 pikë dhe është e fundit në Superligë (e dhjeta), Gjilani është i teti me 8 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga