Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURNE VETERANËSH

Prizren Masters siguron çerekfinalen

Prizren Masters siguron çerekfinalen


12 October, 2023 @14:50

Veteranët e ekipit Prizren Masters në turneun që po mbahet në Turqi, kanë siguruar çerekfinalen e garës.

Ata kanë arritur të shënojnë fitore në dy ndeshjet e para të grupit, duke mposhtur veteranët maroken 1-0 dhe ata të Bosnjes me rezultat të njëjtë. Kështu, me 6 pikë të fituara në dy duelet e para ata dolën në vend të parë dhe kanë siguruar daljen nga grupi.

Prizren Masters

Turneu “Kupa Botërore e Paqes” është duke u mbajtur në Kemer të Turqisë, ndërsa pjesëmarrës janë veteranë të shteteve të ndryshme, nga Portugalia, Polonia, Danimarka, Bullgaria, Maqedonia Veriore etj. pos atyre të përmenduarave.


 
Të gjitha lajmet nga International