Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKË

Ballkani zyrtarizon sulmuesin senegalez, Mamdou Danfa

Ballkani zyrtarizon sulmuesin senegalez, Mamdou Danfa


6 October, 2023 @22:06

Kampioni i Kosovës që dje shkroi histori duke mposhtur Dinamo Zagrebin në kuadër të Grupit C të Ligës së Konferencës, para pak çastesh ka zyrtarizuar sulmues të ri në ekip.

Ai është sulmuesi senegalez Mamadou Danfa, që vjen te ekipi suharekas nga Shkupi, ka bërë të ditur Ballkani në njoftim.

“Me kënaqësi e prezantojmë prurjen e re në skuadër, sulmuesin nga Senegali, Mamadou Danfa.
22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Shkupit, e forcon edhe më shumë ekipin tonë, drejt arritjeve të objektivave që kemi.”
- ka shkruar FC Ballkani në njoftim.

Pos Shkupit, Danfa ka luajtur në vitin e kaluar edhe te ekipi ukrainas Kolos Kovalivka.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga