PROJEKSIONE STATISTIKORE
Me shumë gjasa, Shqipëria do të jetë në vazon e dytë në shortin e EUROs
16 October, 2023 @11:28
Profesori i ekonomisë sportive në Universitetin e Zagrebit, që në rrjete sociale merret me të dhëna sportive, Tomislav Globan, ka publikuar projeksionet statistikore për EURO 2024 me tabela dhe përqindje për gjasat e shteteve që garojnë në kualifikime.
Sipas tij, Shqipëria me shumë gjasa pritet të jetë në vazon e dytë gjatë shortit për EURO 2024, që do të mbahet në dhjetor të këtij viti. Ndërkaq Kosovës gjasa për kualifikim është nën 1%, pra thuajse e pamundur.
Gjithashtu, Shqipëria nëse arrin rezultate impresive në duelet e nëntorit dhe njëra nga shtetet e forta merr më pak pikë në ato, atëherë me 5% qëndron edhe mundësia e jashtëzakonshme për të qenë bartës i grupit në EURO 2024.
Mëposhtë, shpjegimi për të lexuar tabelat e Globanit.
*Shpjegimi sipas kolonave: Renditja, Grupi dhe pozita, flamuri, shteti, përqindja për vazon e parë në short, të dytën, të tretën, të katërtën | kualifikimi direkt, kualifikimi përmes playoffit | gjasat për kualifikim
i:
Për të përcjellë ekspertin e ekonomisë sportive në Twitter/ X, kërkojeni në: @tgloban |