DUELI I SOTËM
Kosova U21 do të synojë fitore ndaj Bullgarisë U21
17 October, 2023 @11:48
Sot, Kosova U21 e drejtuar nga Afrim Tovërlani do të synojë fitore ndaj Bullgarisë U21 në ndeshjen e katërt kualifikuese për EURO 2025 të këtyre grupmoshave. Të dyja skuadrat kanë nga një fitore, ndërsa Kosova U21 ka mposhtur Estoninë U21 e bullgarët Izraelin U21.
Ndeshja Bullgaria U21 - Kosova U21 luhet sot me fillim prej orës 17:30 në Sofje, ndërsa në kuadër të ndeshjeve tjera të grupit, Polonia U21 pret Estoninë U21 e dueli mes Izraelit U21 dhe Gjermanisë U21 është shtyer.
TABELA AKTUALE:
1. Gjermania 6p.
2. Polonia 6p.
3. Bullgaria 4p.
4. Kosova 3p.
5. Estonia 1p.
6. Izraeli 0p.
(FFK)—Kombëtarja e Kosovës U21 sot e zhvillon ndeshjen e katërt në Grupin D në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025 kundër Bullgarisë. Kjo ndeshje luhet në “Slavia Stadium” në Sofje, në orën 17:30. Dardanët e rinj të drejtuar nga Afrim Tovërlani në tri ndeshjet paraprake kanë arritur një fitore (kundër Estonisë) dhe dy humbje (kundër Polonisë dhe kundër Gjermanisë). Ndonëse këtë herë luajnë si mysafirë, Dardanët e rinj synojnë rezultat pozitiv, duke pasur parasysh edhe faktin se kundërshtari nuk është në nivelin e favoritëve të grupit, por edhe se kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë sfidë. Përzgjedhësi Tovërlani ka deklaruar se Bullgaria nuk është në nivelin e Gjermanisë dhe Polonisë, por as nuk është ekip që duhet nënçmuar. Ai ka thënë se ekipi i tij duhet të ketë angazhim maksimal dhe t’i kryejë detyrat me shumë disiplinë nëse dëshiron të marrë rezultat pozitiv.
i:
Portierë: 1 Altin Gjokaj, 12 Leo Besson, 16 Eron Isufi. Mbrojtës: 2 Egzon Rexhaj, 3 Amar Gërxhaliu, 4 Valon Zumberi, 5 Andi Hoti, 13 Rejan Thaçi, 14 Rion Zejnullahu, 15 Arbnor Hasani. Mesfushorë: 6 Art Smakaj, 8 Altin Kryeziu, 11 Veton Tusha, 17 Redon Ismaili, 18 Etnik Brruti, 20 Behar Neziri, 21 Adem Podrimaj, 23 Oltion Bilalli. Sulmues: 7 Besfort Zeneli, 9 Ardit Tahiri, 10 Milot Avdyli, 19 Dion Krasniqi, 22 Arian Llugiqi. Përzgjedhës: Afrim Tovërlani. |