Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DYSHOHET PËR SULM TERRORIST!

Dy persona vriten, ngritet alarmi, pezullohet Belgjika-Suedia

Dy persona vriten, ngritet alarmi, pezullohet Belgjika-Suedia


16 October, 2023 @23:04

(BBC)—Ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë është pezulluar në pjesë të parë, për shkak të sigurisë, pasi që dy suedezë janë vrarë në Bruksel, në qytet. Personi që gjuajti me armë te suedezët i vrau, ndërsa u largua nga vendi i ngjarjes. Prokurorët thonë se këto rast po e trajtojnë si terrorizëm.

Policia belge kërkoi që tifozët suedezë që kishin ardhur për ndeshjen Belgjika-Suedia, kualifikuese për EURO 2024 të qëndrojnë brenda stadiumit për sigurinë e tyre, pasi që ndeshja u ndalë.

“Pas një rasti të dyshuar si terrorist në Bruksel sonte, është vendosour pas konsultimeve me të dy ekipet dhe autoritetet policore, që ndeshja kualifikuese për EURO 2024 ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë të pezullohet. Detajet tjera për ndeshjen, më vonë,” ka shkruar UEFA-ja në njoftim.

Ekipi suedez kishte kërkuar që të mos vazhdojë pjesa e dytë, ndërsa këtë e pranuan edhe vendasit dhe zyrtarët e ndeshjes, ka raportuar TV-6. Viktimat nuk dihet nëse ishin aty për ndeshje, por thuhet të kenë pasur fanellat sportive të Suedisë të veshura.

Rezultati pas pjesës së parë të duelit ka qenë 1-1, derisa Belgjika ka siguruar EUROn, ndërsa Suedia jo. Suedia kishte marrë epërsinë në ndeshje përmes Gyokeres (15’), kurse Lukaku (31’) kishte barazuar për vendasit.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian