FITORE E RËNDËSISHME
Berisha dhe Shpendi sjellin fitoren e Shqipërisë U21
Teksti: FSHF
17 October, 2023 @16:49
Shqipëria U-21 luajti sot ndaj Malit të Zi U-21 ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Europianit të kësaj grup-moshe, duke triumfuar me rezultatin 2-0 pas një ndeshjeje të mbushur me emocione dhe shumë raste.
Formacioni i Shqipërisë: Klidman Lilo, Geralb Smajli, Adrian Bajrami, Ajdi Dajko, Medon Berisha, Arlind Rexhepi, Eniss Shabsni, Stiven Shpendi, Paolo Buxhelaj, Klevi Qefalija, Ardit Nikaj.
Minutat e para janë shumë të balancuar me të dyja skuadrat që qarkullojnë topin, me kuqezinjë që rrezikuan me Shpendin. Në të 27-ën, sulmuesi i Empolit fitoi një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë kapiteni Medon Berisha u tregua i saktë, duke shënuar golin e dytë. Në vijim, Mali i Zi mbeti me 10 futbollistë, pasi Bajoviç mori kartonin e dytë të verdhë, e rrjedhimisht të kuqin.
Pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar, me Shpendin që po ashtu në të 67-ën pati një mundësi të mirë për të dyfishuar, por portieri mik arriti të shmangë golin e dytë. Pak momente më vonë provoi dhe Smajli, por sërish u bë protsgonist gardiani mik. Në të 70-ën kuqezinjtë ishin të pafat, tesak Stivën Shpendi u ndal nga shtylla. Por në të 73-ën, sulmuesi kuqezi arritë të realizojë, me Shpendin që shënoi golin e dytë për kuqezinjtë 2-0.
Në minutat e fundit Kombëtarja shqiptare arriti të menaxhojë mirë lojën, duke marrë kështu tre pikë të rëndësishme, duke u renditur në vendin e parë të Grupit E me 9 pikë pas katër ndeshjeve të para.