NDESHJA E RADHËS KUQEZINJTË
Moldavia shet të gjitha biletat për ndeshje ndaj Shqipërisë
30 October, 2023 @16:45
E përshkruar si njëra ndër dy ndeshjet historike, Moldavia me gjasa reale për të kërkuar evropianin pret Shqipërinë në nëntor dhe udhëton për në Çeki - ndaj dy ekipeve udhëheqëse të Grupit E kualifikues.
Federata e Futbollit të Moldavisë (FMF) ka bërë të ditur sot se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Moldavia-Shqipëria që luhet më 17 nëntor në stadiumin Zimbru të Chisinaut.
Stadiumi në fjalë ka kapacitetin prej 10 mijë e 500 ulëseve, ndërsa Moldavia duhet t’i fitojë ndeshjet e radhës për të vazhduar shpresat për kualifikim. Shqipëria në anën tjetër duhet të merr një pikë së paku nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar evropianin.
Moldavia në anën tjetër po shpreson në evropianin e parë dhe historik.
Shqipëria ka mposhtur Moldavinë në ndeshjen e luajtur në Tiranë, ku kuqezinjtë fituan atë ndeshje me golat e Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit, 2-0. Moldavinë ende asnjë skuadër nuk e ka mposhtur si mysafir në Chisinau në këto kualifikime.
FTESAT E MOLDAVISË, për ndeshjet ndaj Shqipërisë e Çekisë
Portier: Dorian Railean (Chindia Târgoviște, România, 14 meciuri / 0 goluri marcate), Cristian Avram (Araz-Naxçıvan, Azerbaidjan, 8/0), Nicolae Cebotari (Zimbru Chișinău, 0/0)
Mbrojtës: Veaceslav Posmac (Boluspor, Turcia, 66/2), Ion Jardan (FC Petrocub, 50/0), Oleg Reabciuc (Spartak Moscova, Rusia, 43/0), Vadim Bolohan (Milsami Orhei, 40/1), Sergiu Platica (FC Petrocub, 42/0), Ioan-Călin Revenco (FC Petrocub, 21/1), Artur Crăciun (Puszcza Niepołomice, Polonia, 20/0), Denis Marandici (Turan Tovuz, Azerbaidjan, 10/0), Vladislav Baboglo (Karpaty, Ucraina, 6/1), Dinis Ieșeanu (Zimbru Chișinău, 0/0)
Mesfushor: Vadim Rață (FC Voluntari, România, 41/2), Nichita Moțpan (FC Fakel Voronej, Rusia, 14/2), Mihail Platica (FC Petrocub, 13/1), Serafim Cojocari (Unirea 04 Slobozia, România, 8/0), Victor Bogaciuc (Chindia Târgoviște, România, 7/0), Mihail Caimacov (NK Sloven Belupom, Croația, 20/1), Victor Stînă (Ponserroikos F.C., Grecia, 10/2)
Sulmues: Ion Nicolaescu (SC Heerenveen, Țările de Jos, 39/14), Vitalie Damașcan (Sepsi, România, 32/3), Maxim Cojocaru (Chindia Târgoviște, România, 17/0), Virgiliu Postolachi (FC Grenoble Foot 38, Franța, 15/0), Andrei Cobeț (Slavia Mozîr, Belarus, 2/0)