Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA RANKING - TETOR 2023

Kosova shënon ngritjen më të lartë të vitit

Kosova shënon ngritjen më të lartë të vitit


26 October, 2023 @13:21

Ka mjaftuar fitorja ndaj Andorrës, përkundër që s’u luajt ndeshja me Izraelin, që Kosova të regjistrojë ngritjen më të lartë të vitit në renditjen mujore të FIFAs.

FIFA ka publikuar listën e ekipeve A të shteteve në renditjen mujore të saj, ndërsa Dardanët e drejtuar nga Primozh Gliha kanë arritur të dalin në pozitën e 105. të renditjes, me një ngritje prej 6 pozitash në listë.

Në renditjen e publikuar në shtator 2023, Kosova ka qenë në pozitën e 111.

Përndryshe, kjo është edhe pozita më e lartë ndonjëherë e arritur nga Kosova në renditjen e FIFAs.

Kosova


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian