Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT ONLINE - NË SHITJE

Shqipëria - Ishujt Faroe, biletat në shitje

Foto: FSHF

Shqipëria - Ishujt Faroe, biletat në shitje


2 November, 2023 @22:48

Tetëmbëdhjetë ditë para ndeshjes, FSHF ka bërë të ditur se ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen e fundit të kualifikimeve për EURO 2024, të cilën Shqipëria e luan ndaj Ishujve Faroe në Tiranë, në “Arenën Kombëtare”.

Biletat, kanë çmim prej më të lirës që kushton 3 mijë lekë (rreth 30 euro) deri te më e shtrenjta që ka çmimin 8 mijë lekë (rreth 80 euro). Biletat po shiten online përmes portalit të FSHF ebileta.al, ndërsa veçse ka filluar “radha” online për t’i blerë ato.

REZULTATET, ORARI dhe TABELA

Kujtojmë, FSHF biletat për ndeshje ndaj Moldavisë si vendas më të lirën e shiste me çmim prej 700 lekësh, ndaj Polonisë me e lira kushtonte 2 mijë lekë, ndërsa ndaj Çekisë më e lira kushtoi 3 mijë lekë. Kjo është hera e parë që FSHF nuk ka shtrenjtuar çmimet për biletat e ndeshjes për ndeshjen kualifikuese të radhës në kuadër të këtyre kualifikimeve drejt EURO 2024.

Përndryshe, Shqipërisë i duhet edhe një pikë në dy ndeshjet e mbetura (ndaj Moldavisë jashtë dhe Ishujve Faroe brenda) për të siguruar EURO 2024. Ndeshja ndaj Ishujve Faroe luhet më 20 nëntor me fillim prej orës 20:45.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian