Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHITEN TË GJITHA BILETAT!

Shqipëria - Ishujt Faroe, “avullohen” të gjitha biletat

Shqipëria - Ishujt Faroe, “avullohen” të gjitha biletat


2 November, 2023 @23:58

Shqipëria do të ketë sigurisht “Arenën Kombëtare” plot edhe në ndeshjen e fundit kualifikuese për EURO 2024 ndaj Ishujve Faroe. Kuqezinjtë do të përkrahen nga 22 mijë e 500 spektatorë në tribunat e stadiumit, derisa ekipi atë natë pritet të festojë kualifikimin për në evropian.

Kjo, pasi që FSHF lëshoi sot biletat online në shitje për ndeshjen Shqipëria - Ishujt Faroe, ndërsa pak para se të bëhet ora 23:30 u shitën edhe biletat e fundit në dispozicion që ishin online. Kështu, atmosfera pritet të jetë përsëri spektakulare në “Arenën Kombëtare” ndërsa kuqezinjëve i duhet një pikë e vetme në dy ndeshjet e mbetura të nëntorit për të vulosur kualifikimin.

REZULTATET, TABELA dhe ORARI

Shqipëria është mysafire e Moldavisë më 17 nëntor, ndërsa pret Ishujt Faroe më 20 nëntor. Shqipëria është lidere e Grupit E kualifikues për në evropian që vitin e ardhshëm mbahet në Gjermani. Shqipëria është dy pikë mbi Çekinë dhe tre pikë mbi Poloninë në renditje tabelare. Polonia ka vetëm edhe një ndeshje për të luajtur, ndërsa Shqipëria e Çekia nga dy.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian