Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT ONLINE - NË SHITJE

Dalin në shitje biletat për Kosova - Izraeli

Dalin në shitje biletat për Kosova - Izraeli


7 November, 2023 @19:28

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 12 nëntor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje. Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.
VINI RE! Një person mund të blejë vetëm dy bileta. Biletat janë të personalizuara dhe në hyrje do të ketë kontrollim të rreptë dhe me letërnjoftim për secilin person që hyn në stadium.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian